Real Madrid, “poker” Celta Vigos dhe fluturon në +7

Real Madrid shëtit në shtëpi kundër Celta Vigos dhe mban diferencën nga Girona e vendit të dytë në shtatë pikë. Gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Carletto Ancelottit, që arriti një fitore 4-0. Goli i hapjes erdhi në minutën e 21-të falë të zakonshmit Vinicius Jr. Dominimi total i Los Blancos edhe në pjesën e dytë, por golat arritën vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes falë autogolave të Guaita dhe Dominguez. Fitorja madrilene mbyllet me “pokerin” e firmosur nga turku Arda Guler.
Fitojnë Bilbao e Alaves – Athletic Bilbao fitoi 2-0 si udhëtues ndaj Las Palmas, në javën e 28-të të La Ligës. Guruzeta shënoi për baskët në minutën e 31-të dhe autogoli i Coco-s në minutën e 66-të. Athletic është ende i pesti në renditje me 53 pikë, -2 pas Atletico Madrid në luftën për një vend në Champions League. Alaves mundi 1-0 Rayo Vallecanon: goli vendimtar u shënua nga Gorosabel në minutën e 44-ët. Në renditje, Alaves ngrihet në 32 pikë, +10 mbi zonën e rënies ku Rayo rrezikon të ngecë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




