Barcelona mendon për Paulo Dybalan

Sipas gazetës së njohur katalanase ‘Sport’, Paulo Dybala i është ofruar Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Lojtari, që pëlqehet shumë nga klubi blaugrana, ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh për skuadrat jashtë Italisë. Prioriteti i tij do të ishte të luante në Spanjë pavarësisht se kishte disa oferta nga Premier League”, shkruan ‘Sport’.
“Në Angli, West Ham tregoi interes për pagën e tij për shkak të klauzolës së tij të ulët dhe Atletico Madrid gjithashtu pyeti për situatën e tij. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, edhe nëse Roma do të donte ta mbante atë duke rritur pagën e tij. Por si argjentinasi dhe menaxherët e tij janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë nga jashtë”, vijon gazeta katalanase.
Drejtori sportiv Deco e ka vënë tashmë në shënjestër, duke përfituar nga fakti se e ardhmja e tij me verdhekuqtë mbetet e panjohur, sidomos nëse Roma nuk arrin të kualifikohet në Champions League dhe pa rinovim. Aspekti që bën të mundur negocimin është fakti se Xavi, i cili e kishte refuzuar duke e konsideruar “të mbivlerësuar dhe të panevojshëm për nevojat e skuadrës”, nuk do të jetë më trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




