Reali rrezikon në Valencia, Vinicius e shpëton nga humbja

Në javën e 27-të të La Ligës, Real Madridi nuk mundi të shkojë përtej 2-2 në fushën e Valencias. Pjesa e pare, e tmerrshme për Los Blancos, të cilët bënë disa gabime teknike, sa sensacionale aq edhe të pazakonta. Në harkun kohor të tre minutave, vendësit arritën t’i japin skuadrës madrilène goditjen një-dy vdekjeprurëse.
Në minutën e 27-të, Hugo Duro e theu ngërçin me një goditje me kokë si një grabitqar i vërtetë i zonës, dhe në minutën e 30-të Yaremchuk përfitoi nga gabimi i Carvajal, për të kapërcyer Lunin dhe për të shënuar golin e dytë.
Skuadra e Ancelottit duket se ka vështirësi të reagojë pas golit të dytë, por pak sekonda para pushimit arrin me një blic (dhe me pak fat) të mbyllë diferencën. Në pjesën e dytë kryesuesit e ligës e nisën menjëherë me shumë presion, duke kërkuar 2-2. Në minutën e 76-të, Vinicius kujdeset edhe një herë, pas një krosimi të Brahim Diaz, për të shënuar golin e barazimit 2-2.
Fundi i ndeshjes është i pabesueshëm: Reali shtyn deri në fund dhe në minutën e 97-të arrin të gjejë 3-2 me kokën e Bellingham. Fitore e Los Blancos? Jo në të vërtetë, sepse Gil Manzano i fryn bilbilit tri herë pikërisht në fillim të krosimit që solli golin e anglezit.
Përfundon 2-2, mes zemërimit të furishëm të lojtarëve të Realit dhe një sherri klasik pas ndeshjes (me Rudiger dhe Vinicius si protagonistë). Real Madridi ngjitet në 66 pikë, +7 ndaj Gironës (që megjithatë ka një ndeshje më pak). Valencia arrin 37 pikë, e teta dhe tani -2 pas Real Sociedad.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




