U dënua me burg, Barcelona “fshin” nga historia Dani Alves

Spanjë | 3 vite më parë

Të enjten e kaluar u shpall vendimi për dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Dani Alves, për shkak të akuzave për dhunë seksuale të ngritura nga një e re 23-vjeçare në lidhje me ngjarjet e ndodhura në një klub nate në Barcelonë në dhjetor të vitit 2022.

Në orët e fundit ka mbërritur një masë mjaft e rëndë nga klubi që ai ka përfaqësuar më së shumti në karrierën e tij si futbollist, nga Barcelona.

Klubi katalanas në fakt i ka hequr zyrtarisht statusin e legjendës së klubit Dani Alves, si pasojë e asaj që po ndodh rreth figurës së 40-vjeçarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme