Ancelotti për Modric: E ardhmja është në duart e tij

Spanjë | 3 vite më parë

Luka Modrid vazhdon të jetë një lojtar themelor për Real Madridin, pavarësisht viteve që kalojnë edhe për kroatin. Lojtari i Blancos tregoi të gjithë talentin e tij në ndeshjen kundër Sevillas, duke marrë lëvdatat e Carlo Ancelottit i cili nuk foli shumë për të ardhmen e tij në konferencën për shtyp. “Është në duart e Lukës se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm dhe gjithçka mundemi është të presim vendimin e tij”.

“Ai, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë për t’i zgjidhur të gjitha këto në muajt e ardhshëm. Menaxhimi i këtyre rasteve është shumë i ndërlikuar dhe unë e kuptoj plotësisht se çfarë mund të mendojë Modric kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar. Modric nuk duket si një lojtar 39-vjeçar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme