E ardhmja e Modric, Ancelotti e do në staf

Luka Modric, 38 vjeç, kontrata e të cilit skadon këtë verë pritet të largohet nga Real Madridi ku u bashkua në vitin 2012, nëse nuk zgjedh të zhvillojë karrierën e tij jashtë fushës atje. Kroatit iu ofrua mundësia për të kthyer faqen e parë të shkëlqyer të jetës së tij si futbollist duke vazhduar aventurën te Real Madrid, por si bashkëpunëtor.
Pavarësisht se e “dënoi” atë në mesfushë këtë sezon, trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, vazhdon ta mbajë me respekt të lartë ndërkombëtarin kroat.
Trajneri italian dëshiron ta integrojë atë në stafin e tij sezonin e ardhshëm dhe i ka bërë një ofertë, të paktën kështu raportohet nga Marca dhe AS.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




