Kros dhe rinovimi me Realin: Nuk kam vendosur asgjë

“A ka folur klubi për një rinovim? Unë them gjithmonë të vërtetën dhe nuk e di. Jam duke menduar se çfarë të bëj por nuk kam vendosur asgjë. Jam i kënaqur me faktin që shumë njerëz duan që unë luaj edhe një vit, kjo është pozitive por nuk kam marrë një vendim”.
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e tha këtë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve si udhëtues ndaj Leipzig-ut në lidhje me të ardhmen e tij. Çelësi për të vazhduar është, “të kesh të njëjtën dëshirë për të fituar si dhjetë vjet më parë, përndryshe nuk mund ta bësh – vazhdoi gjermani – kujdesem shumë për trupin tim, mund të luaj çdo tri ditë pa ndodhur asgjë. Gjërat po funksionojnë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




