Muriqi vendimtar, sulmuesi firmos fitoren e Majorkës

Vedat Muriqi vazhdon që të jetë protagonist me fanellën e Majorkës në kampionatin spanjoll. Sulmuesi kosovar ka shënuar golin e fitores në suksesin 2-1 përballë Rayo Vallecanos.
Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, kur ndeshja ishte në barazim 1-1, duke i dhënë një trepikësh të çmuar Majorkës në kampionat.
Ky ishte goli i 5-të në kampionat këtë sezon për bomberin kosovar, një gol që rikthen te fitorja Majorkën, që nuk merrte tre pikë në kampionat prej 4 ndeshjesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




