Joselu e dërgon Realin në vend të parë

Rikuperimi i fundit i ndeshjeve që ishin shtyrë për Superkupën e Spanjës shpërblen Real Madridin, i cili rikthehet në krye të La Ligës. Madrilenët dominojnë ndaj Getafes dhe drejtohen nga Joselu, i cili shënoi një dygolësh dhe më pas përpiqet në çdo mënyrë (pa sukses) që të shënojë Vinicius Junior. Suksesi 2-0 ia vlen kundërparakalimit të Gironas, e cila është rikthyer në -2 pas liderit: Ancelotti, i ndëshkuar në finale, rritet në 57 pikë.
Mundësitë për gola ishin të shumta, madrilenët u shfaqën të rrezikshëm me Valverden dhe Modric para dy rasteve të shkëlqyera për Getafen: Mayoral goditi shtyllën dhe më pas Greenëood iu afrua rezultatit 2-1. Ancelotti aktivizoi edhe Rodrygon, por shanset e fundit janë për skuadrën vendase dhe trajneri italian u ndëshkua për protesta, pas një penalltie të paakorduar për Brahim Diaz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




