Rakitic largohet nga Sevilja, nis një aventurë të re në Arabi

Spanjë | 3 vite më parë

Ivan Rakitic largohet nga Sevilla. Klubi spanjoll bëri të ditur se kroati 35-vjeçar ka mbyllur aventurën e dytë në karrierë me fanellën e Sevillas.

Lojtari, i cili do të përshëndesë tifozët në një ceremoni në “Ramón Sánchez Pizjuán” në orën 13:30, ka ndërprerë me konsensus kontratën e tij me klubin spanjoll dhe është gati të fluturojë në Arabinë Saudite për një aventurë të re.

Mesfushori do të nënshkruajë me Al Shabab, klubin saudit që ka vënë në tavolinë një ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon, përfshirë bonuset. Një propozim të cilit ishte e pamundur t’i thuash jo dhe tashmë Ivan Rakitic është gati që të nisë një aventurë të re në karrierë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme