Laporta synon të kthejë Frank Rijkaard te Barcelona

Spanjë | 3 vite më parë

Nuk ka kohë për të humbur. Pas vendimit të Xavi-t, i cili njoftoi se synon që të largohet nga pankina e Barcelonës në fund të sezonit, është hapur zyrtarisht konkursi për të gjetur kandidatin më të mirë për një rol kaq delikat dhe të mbushur me presion.

Emri i fundit është vërtet i bujshëm: sipas asaj që raporton Radio MARCA, presidenti Joan Laporta synon t’i besojë sërish një trajneri që e njeh shumë mirë, më saktë Frank Rijkaard. Holandezi drejtoi ekipin katalanas midis viteve 2003 dhe 2008, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2006 dhe duke hedhur themelet për punën e Pep Guardiolës.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Ajax-it, megjithatë, nuk e ka ndërmend të rikthehet në fushë: pas Barçës ai ka drejtuar vetëm Galatasaray-in dhe kombëtaren e Arabisë Saudite, nga e cila u largua në vitin 2013. Më shumë se dhjetë vjet pa punuar pavarësisht propozimeve të shumta; Rijkaard e ka refuzuar propozimin, por nuk e ka mbyllur derën plotësisht. Nëse ai vendos të kthehet, ndihmësi i tij mund të jetë Marco van Basten.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme