Kriza e Barçës, Xavi njofton: Do të largohem më 30 qershor

Spanjë | 3 vite më parë

Pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit, nga Spanja raportojnë vendimin e drejtuesve të Barcelonës për të ardhmen e trajnerit Xavi: “Barcelona nuk do ta shkarkojë Xavin. Ideja e klubit është të vazhdojë me të, nëse nuk vendos të japë dorëheqjen”.

Më pas ka ndërhyrë vetë trajneri i katalanasve për të sqaruar këtë çështje në konferencën për shtyp. Xavi ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, por se do të largohet nga klubi më 30 qershor, pra në fund të sezonit. “Do të largohem nga Barcelona në qershor. Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për një ndryshim. Mendoj se është koha për t’u larguar. Kam folur me menaxhmentin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”.

“Ky klub ka nevojë për një ndryshim dinamike. Largimi nga Barça është vendimi më i mirë i mundshëm për të gjitha palët e përfshira. Unë jam personi kryesor përgjegjës, kështu që lojtarët më në fund do të ndihen të lirë tani”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme