Barcelona e bën dramë, “shuplakë” nga Villarreal-i

Spanjë | 3 vite më parë

Humbja e rëndë e Barcelonës në ndeshjen e kampionatit ndaj Villarrealit. Skuadra Blaugrana, e cila do të sfidojë Napolin në 1/8 e Champions League, mori një goditje në Estadio Olimpico. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 41-të falë golit të Morenos, më pas në pjesën e dytë dyfishuan epërsinë falë Akhomach. Të besuarit e Xavit jo vetëm që ia dolën të ngrihen në këmbë me Gundogan dhe Pedri, por në minutën e 71-të kompletuan rikthimin falë autogolit të Bailly.

Fundi i ndeshjes është spektakël, së pari vjen barazimi 3-3 me Guedes, 6 minuta nga e 90-ta. Në një kohë shumë të gjatë pritje(për shkak të një kontrolli VAR që revokon një penallti për Barcelonën), Villareal kryen një përmbysje të çmendur me Sorloth në minutën e 99-të. Të besuarit e Marcelinos më pas u siguruan me Morales që firmosi finalen 5-3 në minutën e 101-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme