Vinicius Zhunior: Ishte super gol me shpatull, të tillë i shënoj

Spanjë | 3 vite më parë

Në orët e fundit Spanja nuk po gjen qetësi për shkak të polemikave të ndeshjes mes Realit dhe Almeiras. Kryesori i takimit së bashku me “VAR”-in ishin protagonist me një sërë vendimet, të cilat kaluan në plan të dytë aspektin sportiv të ndeshjes të fituar nga vendasit me shifrat 3-2.

Autori i njërit prej golave më kontrovers të javëve të fundit, Vinicius Zhunior mbrojti punën e arbitrave duke thënë: “Ishte një gol spektakël. Të tillë shënoj shpesh edhe në plazh kur luaj në Kopakabana”.

Fjalët e brazilianit nuk janë pritur mirë nga publiku spanjoll pasi duket si formë provokimi pas asaj që ndodhi. Mediet, të cilat nuk mbështesin Realin, prej 24 orësh flasin për atë që konsiderohet “vjedhja e madhe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme