Eder Militao rinovon kontratën me Realin e Madridit

Spanjë | 3 vite më parë

Nuk do të rikthehet në fushë para muajit prill, por Real Madridi beson shumë në cilësitë e tij dhe për këtë ka vendosur të rinovojë kontratën e tij.

Eder Militao do të veshë fanellën e “Los Blancos” edhe për katër sezone të tjera: mbrojtësit brazilian i është zgjatur kontrata deri më 30 qershor 2028. Pasi mbërriti në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare, “ai është bërë një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë në botë”, siç nënvizon vetë Real Madridi.

Me Real Madridin Militao ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 kampionate spanjolle, 1 Kupë Mbreti  dhe 3 Superkupa spanjolle. Militao ka luajtur 143 ndeshje në të cilat ka shënuar 11 gola, dhe është pjesë e kombëtares së Brazilit, me të cilën ka luajtur 30 ndeshje dhe fitoi Kupën e Amerikës 2019.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme