Las Palmas, ftesa e trajnerit për tifozët para Real Madridit

Momenti i mirë i Las Palmas vazhdon. Klubi spanjoll fitoi 2-0 në Rayo Vallecano, falë golave të Moreiro dhe Munoz dhe kaloi në zonën e Europa League. Në fund të ndeshjes, trajneri Garcia Pimienta nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe ka nisur një apel për tifozët e tij në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit.
Pimienta u kërkoi mbështetësve të tij: “Të vijnë në numër të madh në stadium dhe të mos veshin fanella të bardha. Unë dua një stadium të plotë dhe me ngjyrë të verdhë. Kështu që ne mund të përpiqemi të mposhtim Real Madridin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




