Xavi paralajmëron Barçën pas humbjes ndaj Realit: Do të largohem…

Pak ditë pas humbjes së rëndë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit, ka folur sërish Xavi Hernandez, trajner i një skuadre si Barcelonës që sigurisht nuk po përjeton sezonin më të mirë në historinë e saj. Nesër ndeshja e Kupës së Mbretit si udhëtues ndaj Unionistas, skuadër dukshëm inferiore ndaj katalanasve.
24 orë para ndeshjes së vlefshme për fazën e 16-shes të Kupës së Mbretit, Xavi Hernandez pati rastin të flasë për të ardhmen e tij në pankinën e katalanasve, i vetëdijshëm se ka një rrugë jo të thjeshtë përpara tij në La Liga. Për momentin, në fakt, Barça është -8 nga Girona dhe 7 pikë nga rivali i përjetshëm, Real Madrid.
Kështu është shprehur Xavi në konferencën për shtyp, përpara Unionistas-Barcelona: “Ditën që lojtarët nuk do jenë më me mua, do të marr gjërat e mia dhe do të iki. Kemi ende turne për të luajtur. Këtë vit synimi është fitimi i Kupës, kampionatit apo Ligës së Kampionëve. Nëse nuk është kështu, do të largohem”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




