Reali i Madridit, në finalen e Superkupës

Spanjë | 3 vite më parë

Reali i Madridit ka arritur të sigurojë biletën për në finale e Superkupës së Spanjës pas suksesit 5-2 në gjysmëfinale përballë Atletikos së Madridit. Një derbi i çmendur në miniturneun që po zhvillohet në Arabinë Saudite, ku u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3.

Skuadra e Diego Simeones e nisi mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh me anë të Hermoso që në minutën e 7-të, por ishte Rudiger që në minutën e 20-të u përgjigj duke vendosur barazpeshën, ndërsa Mendy përmbysi gjithçka duke kaluar ‘Blancos’ në avantazh në minutën e 29-të.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2 me firmën e Griezman në minutën e 37-të. Pjesa e dytë fillimisht solli autogolin e Rudiger 78’, ndërsa Carvajal 85’ e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Autogoli i Savic riktheu edhe njëherë në avantazh të besuarit e Ançeloti, ndërsa Brahim Diaz në ekstremin e kohës arriti të firmosë rezultatin përfundimtarë 5-3. Reali shkon në finale ku do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Osasuna.

 

 

               

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme