Barça fiton me përmbysje, penalltia në minutën e 93-të shtang

Viti 2024 për Barcelonën nis në një mënyrë emocionuese, të suksesshme, duke fituar 2-1 në shtëpinë e Las Palmas. Menjëherë telashe për Xavi, i cili në minutën e 11-të humbi Cancelon për shkak dëmtimi, në vendin e tij Kristensen. Menjëherë pas kësaj, skuadra e sapograduar kaloi në epërsi: krosim i Ramirez dhe Munir El Haddadi, i rritur në ekipin e të rinjve të katalanasve, kaloi vendasit në avantazh. Më pas do të ishin dhe dy mundësi të tjera për Las Palmës për të thelluar avantazhin, por pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në pjesën e dytë, megjithatë, Barcelona reagoi dhe arriti të barazojë me anë të Ferran Torres në minutën e 55-të. Xavi bën lëvizjet e tij duke aktivizuar Yamal, Joao Felix dhe Roque dhe ndeshja vendoset në minutën e 93-të me një episod të jashtëzakonshëm: Valles ndal Joao Felix-in, Gündoğan është gati për të përfituar, por shtyhet nga Sinkgraven, i cili merr karton të kuq dhe shkakton penallti. Nga pika e bardhë, ish-lojtari i Cityt nuk gabon dhe kalon katalanasit në avantazh. Në finale, Roque ka dy mundësi për golin e tretë, por rezultati nuk ndryshon: Barcelona në 41 pikë. Katalanasit arrijnë të mos humbasin terren ndaj Girona dhe Real, ende në +7, dhe mbajnë Atletico e Bilbao, në – 3.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




