Biografi i Guardiolës: Në Spanjë nuk stërvit më për arsye sociale

Rrënjët katalane janë një pengesë e madhe për Josep Guardiolën që të rikthehet një ditë të stërvisë një ekip të La Liga-s. Sipas biografit të trajnerit më të mirë të historisë së futbollit pikëpamjet e ndryshme në disa çështje janë një barrierë e madhe.
“Arsyet sportive nuk janë një problem për Josep që të rikthehet të punojë në Spanjë, por arsyet sociale janë. Mendoj se nga ana e Guardiolës ka një refuzim pasi një pjesë e madhe e Spanjës e mendon ndryshe nga ai për një argument të caktuar”, tha Marti Perarnau në një intervistë për Marca-n.
Në 2018, Guardiola u takua me liderët e protestave pro krijimit të shtetit të Katalonjës në një burg shumë afër qytetit të Barcelonës. Po në atë vit Guardiola u gjobit me 20.000 mijë stërlina nga Federata e Futbollit pasi mbajti një shirit të verdhë në krah në një ndeshje të Sitit në shenjë proteste kundër arrestimit të liderëve separatist.
“Gjithashtu, për të njëjtin motiv, e kam të vështirë të mendoj se Guardiola një ditë do të kontaktohet nga krerët e Federatës Spanjolle të Futbollit për t’i ofruar postin e komisarit teknik. Diçka e tillë do të provokonte një konflikt të panevojshëm”, vazhdoi Perarnau.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




