Statistikat, Barcelona ndër skuadrat më pak efikase të Europës

Spanjë | 3 vite më parë

Ksavi Hernandez ka dhënë alarmin, Barcelona nuk është efikase në sulm. Pas barazimit në “Mestalla” përballë Valencias ekipi blaugran ka humbur edhe më shumë “kontaktin” me formacionet kryesuese.

Për këtë motiv shanset e humbura përballë portierit “rëndojnë” më shumë për ekipin në fjalë, të cilit i duhen mesatarisht 8.87 goditje për për t’iu gëzuar një goli. Statistikat tregojnë se Barcelona është formacioni i 58-të në Europë për raportin që ka mes golave të shënuar dhe rasteve të krijuara.

Për të rrealizuar 31 gola në La Liga, Barçës i janë dashur plot 275 goditje në portë. Statistikat vendosin përpara përgjegjësisë repartin e avancuar, i cili me në krye Robert Levandovskin është vendosur në pikëpyetje nga drejtuesit e klubit dhe… numrat.

Mes sulmuesve, të cilët kanë shënuar 6 a më shumë gola në La Liga këtë sezon polaku është i treti për raport numër golash dhe rastesh për shënim. Levës për të shënuar një gol i janë dashur mesatarisht 2.62 goditje ndërsa më keq se ai kanë bërë “vetëm” Rodrigo (2.67) dhe Injaki Uilliams (3.13).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme