Tebas dhe presioni i Realit ndaj arbitrave: Nuk ka fair play

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka kritikuar qëndrimin e Real Madridit. Në veçanti ai i televizionit zyrtar të klubit madrilen, Real Madrid TV, pas derbit të humbur ndaj Atletico Madrid të dielën e kaluar. Kur u pyet për këtë, Tebas shpjegoi: “Real Madrid TV është një kanal administrativ dhe shërbimi publik. Si e përdor Real Madridi? Nuk guxoj të them se po gënjejnë, por ajo që bëjnë nuk bie në nivelin e lojës së ndershme sportive”.
“Sidomos në raportet për ndeshjen, ku përdorin etiketime të caktuar… Nuk i di qëllimet e Real Madridit me ato imazhe – përfundon Tebas – por sigurisht i mungon fer-play që duhet të ketë një shërbim publik”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




