“Çështja Negreira”, Barcelona akuzohet për korrupsion

Barcelona është nën hetim për korrupsion. “Çështja Negreira” nuk do të kalojë pa pasoja për ekipin nga Katalonja. Mëngjesin e ditës të sotme policia spanjolle ka njoftuar për një aksion në zyrat e arbitrave pranë Federatës Spanjolle të Futbollit.
Mediet iberike kanë njoftuar se në këtë kontroll të kryer në zyrat e Komitetit Teknik të Arbitrave policia kërkon prova për 7.5 milionë eurot e derdhura nga Barcelona në llogarinë e Hoze Maria Enrikez Negreira (ish-president i Komitetit Teknik të Arbitrave).
Për këtë veprim Barcelona është nën hetim me akuzën e korrupsionit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




