I trembet Muriqit…

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, ka dalë të hënën në një konferencë për shtyp, para duelit të së martës në kampionat me me Majorkën. Trajneri i ekipit katalan ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga ekipi ishullor, ndërsa e ka përmendur edhe sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, i cili i shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit në La Ligën spanjoll. “Majorka është një ekip i vështirë, mbrojtja ka mbështetje nga pjesa tjetër e ekipit”, – deklaroi trajneri i Barcelonës duke folur për skuadrën kundërshtar dhe futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.
“Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që luan direkt me futbollistë cilësorë si Muriqi apo edhe Darder. Është një udhëtim drejt një fushe të ndërlikuar për ne sepse ata vijnë nga humbja e pësuar përballë Hironës”, – shtoi ai. Barcelona kryeson në tabelën e renditjes së kampionatit spanjoll, me 16 pikë, pas 5 fitoreve dhe 1 barazimi, ndërsa Majorka është e 16-ta, me vetëm 5 pikë, teksa ka regjistruar vetën një fitore dhe ekipi ishullor është i uritur për pikë.
Muriqi e pati një sezon fantastik në edicioni e kaluar me 15 gola të realizuar, kurse në këtë fillim sezoni ka shënuar dy gola në 6 ndeshje të zhvilluara. Shtatlarti i përfaqësueses së Kosovës shihet si rreziku kryesor nga gjigandja katalane në ndeshjen që do të luhet duke nisur nga ora 21:30 të martën në mbrëmje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




