Çështja “Rubiales”, nëna në grevë urie për të birin

Ángeles Béjar, mamaja e numrit një të Federatës Spanjolle të Futbolit, ka nisur sot me mënyrën e saj protestën për të mbrojtur të birin nga ato që ajo i konsideron si “gjueti çnjerzore dhe gjakatare”.
Mediet spanjolle kanë qenë sot prezent kur nëna e Luis Rubiales-it, u izolua në kishën “Divina Pastora” të qytetit të Motril-it. Zonja Béjar priti sa u largua prifti dhe deklaroi se do të sakrifikohej për të birin dhe se do të kishte hapa pas vetëm në rast se kjo çështje do të zgjidhej një herë e mirë.
Dy ditë më parë Rubiales u pezullua nga FIFA për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit i kushtoi shumë sjellja në finalen e Botërorit të femrave ku gjatë ceremonisë të ndarjes të çmimeve puthi në buzë lojtaren me numrin dhjetë, Hermoso.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




