Rasti Negreira, UEFA “pastron” Barcelonën: Xavi në Champions

Spanjë | 3 vite më parë

Lajme të mira në shtëpinë e Barcelonës në lidhje me ‘rastin Negreira’. Sipas asaj që raporton gazeta ‘Mundo Deportivo’, UEFA i ka komunikuar klubit blaugrana, pjesëmarrjen zyrtare në Champions League për sezonin 2023-24.

Barcelona në fakt ka marrë njoftim nga organi më i lartë evropian I futbollit, duke dhënë dritën jeshile pasi kishte analizuar të gjitha dokumentet në lidhje me ‘rastin Negreira’. 007 e UEFA-s, nënvizon gazeta spanjolle, ka përfunduar punën vlerësuese, duke arritur në përfundimin se Barça i ka të gjitha kredencialet për të luajtur në turneun më prestigjioz të klubeve kontinentale sezonin e ardhshëm.

Raporti i dy inspektorëve të emëruar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba – po hetonin “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” nga Barcelona për ‘çështjen Negreira’. Rezultati ishte pozitiv, pasi nuk u konstatuan shkelje. Tani Komisioni i Apelit i UEFA-s do të ketë dhjetë ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, me klubin katalanas të sigurt në një rezultat të favorshëm të çështjes, në fuqinë e raportit nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës që disponon.

Nëse OK i UEFA-s arrin, Barcelona e Xavi do të jetë pjesë e vazos së parë për shortet e fazës së grupeve të Champions League, në shoqërinë e Manchester City, Sevilla, PSG, Napoli, Bayern, Benfica dhe Feyenoord.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme