Reali, Brahim Diaz është kthyer: Për të fituar me klubin më të

Brahim Diaz është rikthyer te Real Madrid. Pas tre sezonesh në huazim te Milani dhe shumë mesazheve dashurie për kuqezinjtë, mesfushori sulmues spanjoll është kthyer në shtëpi për të qëndruar: “Jam këtu për të fituar, kam mundësinë të shkruaj historinë e klubit më të mirë në botë. Unë e di se çfarë do të thotë kjo fanellë dhe çfarë përfaqëson Real Madridi. Tre vitet te Milan më kanë ndihmuar shumë, jam pjekur brenda dhe jashtë fushës”, ka deklaruar Brahim Diaz gjatë prezantimit.
Kthimi i Diaz në kompaninë mëmë vjen në një sezon në të cilin nuk do të ketë më dy lojtarë të mëdhenj si Benzema dhe Asensio te Real Madrid, një arsye më shumë për presion: “Ata janë dy lojtarë të mëdhenj – pranoi Diaz -, por këtu presioni është gjithmonë në maksimum dhe të gjithë duhet të luajnë në maksimumin e tyre. Unë jam ende i sigurt se ne do të përfaqësojmë Real Madridin si klubi më i madh në botë. Ancelotti? Nuk kam folur ende me të, por jam i lumtur që mundem për të punuar me një trajner të tillë. Jam me fat, mendoj se është një avantazh të luaj me të dyja këmbët, por trajneri do të vendosë se si të më përdorë mua”.
E kaluara e tij në Milano e ndihmoi të kthehej në klubin që ishte ndër të parët që besoi në të: “Kur u vesha kuqezi, mendoja vetëm të jepja gjithçka për atë skuadër. Tani kam mundësinë të jem me Real Madrid, i cili ka qenë gjithmonë opsioni im i parë, ekipi për të cilin kam dashur gjithmonë të luaj. Sigurisht që ka konkurrencë – komentoi Brahim Diaz -, por është një gjë pozitive. Kam luajtur në Premier League ku ka një futboll më fizik, pastaj në Italia ku është më taktike sesa në La Liga ku ka më shumë teknikë. Mësova të gjitha këto gjëra dhe tani jam gati. Sot është padyshim dita më e mirë e jetës sime”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




