Benzema, goli i fundit me Real Madrid

Spanjë | 3 vite më parë

Në ditën e madhe të paraqitjes së fundit të Karim Benzema, i cili ka vendosur të kalojë te Al Hittiad, në Arabinë Saudite, dhe të largimeve të  Asensio, Hazard dhe Mariano, Real Madrid e mbyll sezonin me një barazim kundër Athletic Bilbaos. Për të marrë barazimin 1-1 ndaj baskëve, në një sezon në të cilin djemtë e Carlo Ancelottit fituan Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Mbretit, u kujdes sulmuesi francez, i cili pas avantazhit të miqve me Sancet,  shënoi golin e tij të 354-të me fanellën e bardhë nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati që i garanton Realit vendin e dytë në renditje përpara kushërinjve të Atletico Madridit.

E fundit e kapitenit – Mes lojtarëve me valixhe gati, nga fillimi e nisi vetëm Benzema, i cili me shiritin e kapitenit, kompletoi treshen sulmuese me dy brazilianët, Rodrygo dhe Vinicius. Ndërsa të tjerët, Eden Hazard, Asensio dhe Mariano e nisën nga pankina. Ceballos dhe Nacho gjithashtu u shfaqen në njëmbëdhjetëshen fillestare të Ancelottit, të cilët në orët e ardhshme mund t’i bashkohen disa lojtarëve tashmë të shumtë që do të largohen nga Casa Blanca.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme