Myrto Uzuni, klauzola 25 milionë dhe e ardhmja

Myrto Uzuni është kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin spanjoll. Golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Dytë dhe pasi ka arritur promovimin me ekipin e tij, Granada, e bëjnë atë një futbollist shumë të vlerësuar. Sulmuesi ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual deri në vitin 2026. Kostoja e klauzolës së tij shkon në 25 milionë euro. Kjo shumë është larg mundësive tregut, ndaj është e vështirë për çdo klub që ta paguajë këtë shumë.
Sidoqoftë, mund të lindin oferta më të ulëta që do pëlqeheshin nga Granada, që do të nënkuptonte lëvrimin e një shume të konsiderueshme për nënshkrimet për sezonin e ardhshëm. Është një pasiguri që mund të jetë kyçe në përcaktimin e skuadrës që Paco López do të ketë për të arritur objektivat e vitit të ardhshëm.
Sulmuesi shqiptar është identifikuar me klubin dhe e ka dëshmuar bindshëm, tregu i golashënuesve është shumë i pakët dhe ka klube të rëndësishme që mund të jenë të interesuara për shërbimet e tij. Një nga ata që ka qëndruar gjithmonë pas një transferimi të mundshëm është Sevilla, por nuk është e vetmja.
Ata që vlerësojnë operacionin marrin parasysh se është ndryshe të ofrosh një performancë të mirë në Kategorinë e Dytë dhe ndryshe në Kategorinë e Parë, por gjithmonë mund të parashikohet mundësia e rritjes sportive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




