Barça shëtit me Betis dhe e kthen Realin në -11

Barcelona i rikthehet fitores dhe i afrohet triumfit në La Liga falë fitores dërrmuese 4-0 ndaj Betisit në Camp Nou. Katalanasit e morën peng lojën që në pjesën e parë: ndeshja u zhbllokua në minutën e 14-të falë goditjes me kokë të Christensen nga një krosim i Raphinha-s, më pas mes 33′ dhe 39′ sfida përfundoi. Së pari vjen e verdha e dyfishtë për Gonzalez, i cili i lë andaluzianët në dhjetë, më pas Leëandoëski dyfishon pas një asistimi nga Koundé.
Në fund, Busquets i shërben Raphinhas që fikson rezultatin 3-0. Goli i anuluar fillimisht për pozicion jashtë loje, vërtetohet pas kontrollit të VAR. Pjesa e dytë, akademi e pastër për Barcelonën, e cila gjen pokerin në minutën e 82-të me autogolin e Rodriguez. Përfundon me triumf për skuadrën e Xavit, të cilët janë 8 pikë larg pushtimit matematik të La Ligës.
Humbje e cila nga ana tjetër e lëndon shumë Betisin, që nuk fiton prej tre xhirosh dhe tashmë është jashtë zonës së Champions League dhe Europa League. Vendi i katërt (Real Sociedad në +9) duket si një mirazh, por i pesti është ende i arritshëm. Vllarreali, megjithatë, mund të shkojë +4 ndaj formacionit të Pellegrinit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




