Ancelotti sqaron: Brazili? Nuk kam folur me asnjë

Ndërsa Real Madridi i tij përgatitet të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasuna në Sevilje dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës në Bernabeu, thashethemet për një të ardhme si trajner i Brazilit vazhdojnë për Carlo Ancelottin. Thashetheme që trajneri emilian i refuzon: “Nuk po flas për të ardhmen time dhe hipotezën e Brazilit. Thjesht po them se është marrëzi që ka një afat për t’iu përgjigjur Selecaos, sepse nuk kam folur me njeri”.
Në prag të ndeshjes së Ligës kundër Real Sociedad, në San Sebastian, Ancelotti u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve spanjollë duke buzëqeshur. Trajneri italian foli dhe për titullin e ardhshëm të Barcelonës: “Barcelona ka treguar vazhdimësi gjatë gjithë sezonit, nëse e fiton do të jetë sepse e meritonte”.
Më pas ai foli edhe për sezonin e Realit, duke rënë dakord me grekun e NBA-së, Antetokounmpo: “Jam 100% dakord me fjalët e tij: në sport nuk ka dështim, humbet shumë më tepër se sa fiton. Gjithashtu nëse palmaresi im…”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




