Castellanos shpërthen, Reali mposhtet nga Girona: Barça një hap

Spanjë | 4 vite më parë

Mbrëmje historike për Girona dhe për Valentin Castellanos: argjentinasi shënoi katër gola dhe i jep skuadrës së tij një fitore të paharrueshme 4-2 ndaj Real Madridit, i cili tani rrezikon të bjerë në -14 nga Barcelona. “Taty” është protagonisti i padiskutueshëm i ndeshjes, i cili shpërthen  në minutën e 12-të falë goditjes me kokë pas asistimit të Gutierrez. Në minutën e 24-të, megjithatë, rezultati fiksohet 2-0: një top i gjatë për sulmuesin, i cili i rezistoi Militaos, kontrolloi dhe mposhti Lunin, në fushë në vend të Courtois.

Ancelotti, i cili gjithashtu duhej të hiqte dorë nga Benzema (i zëvendësuar nga Rodrygo në qendër të repartit sulmues), u mbështet te Vinicius, i aftë për të rihapur ndeshjen me kokë në minutën e 34-të pas gjysmë ore të parë të përbërë nga nervozizëm. Dukej se do të fillonte një tjetër ndeshje, por pas vetëm 36 sekondash në pjesën e dytë, Castellanos merr një krosim në zonë nga Couto dhe shënon për hat-trickun e tij personal. Në minutën e 62-të u përfundua ndeshja perfekte e argjentinasit: një krosim i devijuar dhe një goditje e dytë fituese nga Taty, i humbur sërish nga Militao.

Për Valentin Castellanos është poker, me golat në La Liga që kanë arritur në 11. Ndeshja tashmë ka përfunduar: në minutën e 85-të vjen goli i Lucas Vázquez në një asistim nga Vinicius, por thelbi nuk ndryshon. Përfundon 4-2, me Girona që feston dhe Real Madridi që lëpin plagët. Me kampionatin tashmë të komprometuar, vendi i dytë tashmë mbetet për t’u mbrojtur, me Atleticon që do të ketë mundësinë të shkojë në -2 në Wanda Metropolitano kundër Mallorca.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme