Barcelona nuk shënon më, 0-0 edhe me Getafen

Barazimi I dytë radhazi pa gola për Barcelonën, nuk ndodhte prej 18 vitesh, gjë që i lejon Real Madridit, i cili dje triumfoj 2-0 ndaj Cadiz-it, të ulë diferencën në 11 pikë. Ende një avantazh qetësues për katalanasit, të cilët në këtë periudhë duket se paguajnë shumë, në aspektin e lojës, për mungesat e lojtarëve më kreativë në skuadër, të cilët gjithsesi duhet të rishfaqen në grup që në ndeshjen e radhës kundër Atletico Madridit.
Ende pa Christensen, Frenkie de Jong, Pedri dhe Dembelé, Xavi rinovoi 4-3-3 duke vënë bast për praninë e njëkohshme në fushë të dy mbrojtësve të majtë Jordi Alba dhe Balde, me këtë të fundit që vepron si anësor. Përpara janë të paprekshmit Leëandoëski dhe Raphinha. Quique Sanchez Flores u përgjigj me një linjë mbrojtëse solide me pesë lojtarë, të mbrojtur nga Maksimovic dhe Luis Milla, me Borja Mayoral dhe Munir që nisen nga krahët për t’i dhënë një dorë qendërsulmuesit Enes Unal.
Zgjidhja taktike e nxënësit të Guardiolës, në realitet, rezulton çdo gjë tjetër veçse efektive, me Balde që thumbon pak përpara dhe në të njëjtën kohë duket se bllokon që në fillim goditjet tradicionale ofensive të Jordi Albës. Për të komplikuar më tej planin fillestar, ndërhyn dëmtimi i Sergi Roberto, i cili u detyrua t’i lërë vendin, para minutës së 20-të, Eric Garcia. Sa i përket mundësive, Getafe humbi dy, me dy goditje me kokë jashtë portës nga Munir dhe Unal. Megjithatë, në sulmin e parë të vërtetë, Barça kap dy shtylla të zhurmshme nga afër me Raphinha dhe me Balde. Në fund të pjesës së parë, katalanasit provuan me Leëandoëski, i neutralizuar nga një fluturim i portierit të Getafes, David Soria.
Në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi polak provoi sërish, në një asistim të Jordi Alba, por humbet objektivin e madh. Barça luftoi tmerrësisht për të krijuar raste për gola dhe në minutat në vijim, vetëm një goditje dënimi u regjistrua mbi traversë nga Raphinha. Xavit nuk i pëlqeu situate dhe, në mes të fraksionit, aktivizoi Ferran Torres dhe Ansu Fati për Jordi Alba dhe Kessié. Blaugranët rritën presionin sulmues dhe duhet një fluturim i ri nga David Soria për të shmangur golin e Raphinha. Në finale mes azulonëve shfaqet Gonzalo Villar. Rezultati nuk ndryshon deri në bilbilin e fundit. Barazimi i dytë radhazi për blaugranat, me Realin që ka marrë dy pikë dhe ka kaluar në -11 nga liderët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




