Barcelona përgatit festën, 1-0 ndaj Atletico Madrid

Hap i rëndësishëm drejt pushtimit të kampionatit të 27-të për Barçën, e cila pas një momenti jo, që përkoi me dy barazime pa gola ndaj Girona dhe Getafe, rikthehet te fitorja ndaj Atletico Madridit, që vinte nga gjashtë fitore radhazi në La Liga. Ndeshjen e vendosi Ferran Torres, i cili shënon në fund të pjesës së parë. Sukses që u mundëson katalanasve ta kthejnë Realin në 11 pikë larg, kur tashmë kanë mbetur edhe 8 javë në këtë sezon.
Në finale, ndeshja nxehet dhe një tufë kartonash të verdhë bien si shi. Do të ketë njëmbëdhjetë kartonë të verdhë në të gjithë ndeshjen, dhjetë prej të cilëve do të përqendrohen të gjithë në pjesën e dytë. Rezultati nuk ndryshon më. Barça fiton ngushtë, duke mbajtur portën e Ter Stegenit të pastër për herë të 23-të. Titulli, gjithnjë e më afër për blaugranat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




