Reali fiton dhe… pret Barcelonën

Real Madrid i Carlo Ancelottit tregoi edhe njëherë vlerat në fushën e lojës këtë të shtunë duke mposhtur Celta Vigo me rezultatin 2-0, me nga një gol në çdo pjesë. Zhbllokoi Asensio në një asistim të Vinicius, dyfishimi mban firmën e Militao. Reali mbyll kështu distancën me Barcelonën dhe pret lajme të mira nga ndeshja e katalanasve ndaj Atletico Madridit.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës në La Liga, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao festojnë, Valladolid buzëqesh ndërsa Betis përtypet me hidhërim. Në Pamplona, andaluziasit u mundën 3-2 nga Osasuna. Një nokaut që ndoshta e largon përfundimisht Betisin nga vendi i katërt i Real Sociedad, i cili duke mposhtur Rayo Vallecanon 2-1 në rikthim shkon në +6, duke konsoliduar vendin në Champions League.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




