Skandali, Valverde priti në parking dhe goditi me grusht Baena-n

Spanjë | 4 vite më parë

Ndeshja mes Real Madridit dhe Villarreal-it nuk u mbyll pas bilbilit të kryesorit në fushë. Shumë media konfirmojnë se në parkingun e “Santiago Bernabeu”-t ka ndodhur edhe një konfrontim fizik mes Federico Valverde dhe Alex Baena.

Real-i u mposht me përmbysje nga Villarreal me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Kjo humbje e minutave të fundit dhe fjalët “e tepërta” të Baena-s në drejtim të gruas të Valverde-s kanë “shtyrë” këtë të fundit drejtë një gjesti të shëmtuar. El Chiringuito por edhe Marca kanë konfirmuar konfrontimin, ku thuhet se ylli i Real Madridit e ka goditur me grusht në fytyrë Baena-n.

Sulmi i Valverde-s ka zënë në befasi lojtarët e Villarreal-it, të cilët në atë kohë festonin tre pikët që i mbajnë gjallë shpresën në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Baena dhe më parë ka komentuar mbi abortin e gruas të Valverde-s dhe sipas burimeve të ESPN fraza të tilla janë thënë edhe mbrëmë në duelet e shumta mes dy lojtarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme