Osasuna, finalistja e parë e Kupës së Mbretit

Osasuna është finalistja e parë në Kupën e Mbretit. Pas suksesit 1-0 në Pamplona, ishte barazimi 1-1 në Bilbao që e riktheu në aktin final të këtij kompeticioni pas 18 vitesh. Sfidë e pafund në San Mames, me Bilbaon që nis fuqishëm dhe rikthen barazinë pak pas gjysmë ore të pjesës së parë falë Inaki Ëilliams.
Portieri i miqve, Herrera u tregua i pakalueshëm në vazhdim dhe ndeshja u drejtua në kohën shtesë. Kur epilogu i penalltive dukej se po afrohej, megjithatë, vjen goli i shkëlqyer i Pablo Ibanez, i cili ngrin baskët dhe çmend nga gëzimi lojtarët e Osasuna-s, të cilët do të përballen në finale me njërën mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




