Prova të rreme në Prokurori, Barcelona kërkon dorëheqjen e Tebas

Niveli i përplasjes mes Barcelonës dhe Javier Tebas, presidentit të La Ligës, po rritet gjithnjë e më shumë pas akuzave të gazetës La Vanguardia, sipas së cilës ai ka dhënë prova të rreme në prokurorinë që hetonte çështjen Negreira, ish-zëvendës presidenti spanjoll i arbitrave, i cili mes viteve 2001 dhe 2018 thuhet se ka marrë 7 milionë euro nga klubi katalanas për “konsulencë”. Barça me një deklaratë të ashpër ka kërkuar dorëheqjen e Tebas.
Tebas, siç raporton La Vanguardia, ka dërguar prova të rreme në prokurori për të implikuar drejtpërdrejt ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Numri 1 i La Ligës ka dhënë një dokument të shkruar me dorë nga Josep Contreras, ish-menaxheri i Barcelonës, i cili u zhduk më 25 dhjetor 2022.
Por, siç u tha nga familja e të ndjerit, dokumenti u depozitua në Prokurori nga Tebas, nuk raportoi emrat e ish-presidentëve të Barçës, por ai i referohej një rasti tjetër, ai që lidhet me Soule, i cili fokusohet në keqpërdorimin e supozuar të fondeve të destinuara për federatën spanjolle, të kryesuar në atë kohë nga Angel Maria Villar,numri një nga 1988 deri në 2018.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




