Reali ndalet nga Betis, tani Barça është +9

Real Madridi i dha Barcelonës dy pikë të tjera avantazh me barazimin 0-0 ndaj Betisit. Gjithsesi, fillimi duket se e shpërblen skuadrën e Ancelottit: në minutën e 12-të Benzema finalizon, por goli anullohet sepse në trajektoren e francezit ka një prekje me krah nga ana e Rüdiger. Blancos nuk u stepën dhe tentuan me Valverden, i cili nuk goditi objektivin në pjesën e parë dhe u ndal dy herë nga Claudio Bravo në të dytën. Në mes, reagimi i shkëlqyer i Courtois ndaj Borja Iglesias. Mbrojtja andaluziane më pas arriti të bllokojë Tchouameni, ndërsa Rodrygo gjuajti në mënyrë të gabuar nga një pozicion i shkëlqyer.
Në fund, Vinicius dhe Nacho përpiqen në çdo mënyrë të thyejnë murin e skuadrës kundërshtare, e cila megjithatë i rezistoi deri në fund. Me këtë barazim, Reali ngjitet në 53 pikë, por rrëshqet në -9 pas Barcelonës dy javë para El Clasico në Camp Nou. Betis, nga ana tjetër, ngjitet në 41, -3 nga vendi i katërt Real Sociedad: vargu i tre sukseseve radhazi për andaluzianët përfundon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




