Xavi: Real-i, ende favorit për tu kualifikuar

Xavi mendon se Real Madrid është ende favorit në Kupën e Mbretit edhe pse skuadra e tij doli nga “Bernabeu” me një fitore.
“Nuk kemi mundur të bëjmë lojën tonë. Nuk e kontrolluam dot topin ashtu siç pëlqejmë ne ta bëjmë. Ka qenë e vështirë për ne që të fitojmë duele për të pasur sferën, por jemi mbrojtur shumë mirë. Luftuam deri në fund dhe kjo është shumë pozitive”, tha fillimisht Xavi, i cili vlerësojë një tjetër aspekt të skuadrës të tij.
“0-1 na jep një avantazh të konsiderueshëm, por ne do të duhet të bëjmë shumë mirë kundër një skuadre shumë të fortë në takimin e kthimit. Unë ende e shoh Madridin si favorit”, deklaroi Xavi.
Ndeshja e kthimit mes ekipeve në fjalë do të zhvillohet më 5 prill, në “Camp Nou”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




