Muriqi nuk mjafton për Majorkën, mundet nga Espanjoli

Në ndeshjen e parë të së shtunës, në javën e 23-të të La Ligës, një sukses i rëndësishëm i Espanyolit ndaj Mallorca-s, tri pikë që i sjellin katalanasit në një zonë më të qetë të renditjes, me 5 pikë përpara pozicioneve më të nxehta. Protagonisti i madh i ndeshjes Braithëaite, autor i një dopiete, arriti ti japë goditjen e duhur kundërshtarit, që në një moment kishte vendosur barazpeshën me të përhershmin, Vedat Muriqin, autor i një eurogoli.
Në ndeshjen tjetër, nokauti i pestë radhazi në kampionat për Rayo Vallecano-n, që ndonëse është ende në vendin e gjashtë, bie edhe në Cadiz, në rezultatin e katërt radhazi të dobishëm dhe më në fund larg vendit shumë të nxehtë në renditje. Goli i Guardiolas në zemër të pjesës së dytë vendosi ndeshjen në Estadio Nuevo Mirandilla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




