Dani Alves e ndoqi “El Clasico” mes tifozëve të Realit

Spanjë | 4 vite më parë

Dani Alves ka ndjekur El Clasicon, Real Madrid-Barcelona mes tifozëve merengues, në Santiago Bernabeu. Dhe këtë e bëri të ditur të nesërmen, duke postuar një foto që e portretizon mes fansave të blancos: “Duhet të kesh shumë personalitet për të përjetuar gjëra që nuk janë përjetuar kurrë. E kam jetuar klasiken sot në një mënyrë tjetër, me ndjesi të ndryshme dhe me një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë në fushë”, shkruan ish-Barça dhe Juventusi.

Më pas Dani Alves shtoi: “Isha shumë i rrethuar, por rezistova si kampion”. Barcelona humbi 3-1, por lojtari brazilian ka dashur të lërë edhe një mesazh inkurajues për ish-skuadrën e tij: “Fatkeqësisht për katalanasit nuk ishte rezultati i pritur, por të jesh tifoz do të thotë të duash një ekip edhe kur gjërat nuk janë duke ecur mirë, mbështeteni atë kur dita nuk është më e mira dhe mos ndaloni kurrë ta doni atë, pavarësisht se çfarë ndodh”.

Në foton e postuar, Dani Alves shfaqet me një kapele të zezë dhe syze dielli, pothuajse i kamufluar dhe është duke buzëqeshur. Imazhi pati qindra reagime dhe komente, disa e panë më tepër qesharake, të tjerë më pak. Aktualisht, lojtari luan në Universidad Nacional të Meksikës, ai u largua nga Barça pasi kaloi gjashtë muaj atje në sezonin 2021-2022. Dhe ishte një rikthim për të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme