Lirohet Griezmann…

Spanjë | 4 vite më parë

Atletico Madrid dhe Barcelona duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Antoine Griezmann pas dy sezoneve në huazim te “Los Colchoneros”.

Klauzola e tij që parashikonte shitjen automatike nëse luante 50 % të ndeshjeve, u bë një çështje e nxehtë në Spanjë pasi klubi madrilen e aktivizonte përherë e më pak francezin për të mos ushtruar të drejtën e blerjes për 40 milionë por palët kanë gjetur një rrugë të mesme.

Atletico do të derdhë në llogarinë e Barcelonës 20 milionë euro çka do të thotë se Cholo Simeone mund ta hedhë në fushë për më shumë minuta. Një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët pasi madrilenët përfitojnë uljen e dëshiruar ndërsa Barcelona arkëton të paktën 20 milionë për të mbyllur vrimën e radhës në bilancin e klubit katalan.

Deri tani, në 8 ndeshje Griezmann ka luajtur vetëm dy si titullar, kundër Realit dhe ndaj Club Brugge, ndërsa në pjesën tjetër ai ka hyrë në fushë pas minutës së 60. Në këtë mënyrë, Barcelona heq qafe edhe pagën prej 10 milionë euro në sezon të sulmuesit, i cili është aktivizuar dy sezone në “Camp Nou” duke mos lënë asnjë gjurmë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme