Barça niset për në Miami pa Xavin, probleme me pasaportën

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona u nis sot për në Miami, në kuadër të turneut amerikan, por këtë e bëri pa trajnerin e saj. Xavi, në fakt, nuk mundi të hipte në avion “për shkak të problemeve administrative dhe pasaportës”, tha një burim nga klubi për “Mundo Deportivo”.

Xavi shpreson t’i bashkohet skuadrës së tij në ditët në vijim, në kohë për ndeshjen e parë miqësore kundër Inter Miami më 19 korrik në Fort Lauderdale. Pas kësaj, katalanasit do të përballen me Real Madrid në Las Vegas në datën 23, Juventusin në Dallas në datën 26 dhe New York Red Bulls në datën 30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme