Reali, Zidane: E ardhmja? Do të vendos me qetësi, jo tani

Zinedine Zidane vazhdon të ketë vëmendjen e shumë klubeve(Juventus mbi të gjitha), por për momentin ai preferon të mos zbulojë të ardhmen e tij: “Gjëja më e rëndësishme këtu nuk jam unë – tha trajneri i Real Madrid pas ditës së fundit të kampionatit.
“ Unë vetëm duhet të mendoj për atë që kemi bërë këtë sezon, pastaj me kalimin e kohës, dhe me qetësi, do të flas me klubin, por jo tani. Në ditët e ardhshme do të takohemi me krerët dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Zizou nuk arriti të rrëmbejë Ligën nga duart e Atletico Madridit deri në frymën e fundit dhe sezoni për Blancos përfundoi pa trofe: “Para së gjithash ne duhet të falënderojmë tifozët tanë, sepse ata gjithmonë kanë mbështetur ekipin. Gjithashtu, unë mendoj se të gjithë mund të jenë krenarë për këta lojtarë, sepse ata dhanë gjithçka”.
“Ne duhet të përgëzojmë Atletico që e meritoi fitoren. Tani unë vetëm duhet të qëndroj i qetë dhe në ditët e ardhshme do të merremi me të ardhmen. Kjo është e gjitha. Do të shohim se çfarë do të ndodhë së shpejti. Jo vetëm për mua, por edhe për atë që klubi planifikon të bëjë sezonin e ardhshëm”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




