Barcelona, Koeman: Nuk ndjeva besimin e klubit

Spanjë | 5 vite më parë

“Në pjesën e fundit të sezonit nuk ndjeva besimin e klubit. Ne nuk folëm për të ardhmen time dhe e kuptoj që ka dyshime në lidhje me rezultatet. Unë e kuptoj që për të fituar duhet të bësh ndryshime. Nëse është çështje lojtarësh,  mirë, por duhet komunikim ”.

 Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në prag të ndeshjes së fundit në kampionat kundër Eibar flet për të ardhmen e tij, e cila gjithnjë e më shumë po vihet në dyshim. “Unë nuk e di nëse do të vazhdoj, ne kemi vendosur të flasim për këtë në fund të sezonit, unë dua të respektoj kontratën time, por fjala e fundit i takon presidentit. Do ta shohim. Nëse klubi mendon se nuk jam personi i duhur, do të flasim për këtë “, shtoi trajneri holandez.

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme