Zidane dhe lamtumira nga Reali: Për të mirën e të gjithëve

Spanjë | 5 vite më parë

Në prag të ndeshjes kundër Athletic Bilbao, vendimtare në garën për titull, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, veçanërisht në lidhje me të ardhmen e tij në Bernabeu: “E ardhmja ime? Kjo është një pyetje shumë e mërzitshme, mungojnë dhe dy ndeshje dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë, dhe unë po bëj më të mirën time. Pastaj, ka raste kur duhet të qëndrosh dhe të tjera kur duhet të largohesh, për të mirën e të gjithëve”. Pothuajse duket si njoftimi i një lamtumire nga ish-ylli i Juventusit.

“Unë ende kam të njëjtën dëshirë, si në momentin e parë kur u ula në stolin e Real Madrid – thotë Zizou – nuk e di se çfarë do të ndodhë në dy ose tre vjet dhe kjo është arsyeja pse unë shijoj çdo moment në këtë klub”.

Për ndeshjen e radhës, trajneri i ‘merengue’ thotë se “ne do të përpiqemi të hyjmë në fushë për të bërë mirë dhe për të luftuar për 90 minuta. Qëndrimi ynë nuk duhet të ndryshojë edhe pse e dimë që nuk varet vetëm nga ne. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që ndodh në fushat e tjera. kështu që gjëja e rëndësishme do të jetë të fitojmë tre pikë ndaj një kundërshtari të mirë si Athletic Bilbao”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme