Barcelona nuk përfiton, mundet nga Granada

Barcelona humbi mundësinë për të kaluar në majën e La Liga, ndërsa Granada prodhoi një përmbysje të bujshëm në pjesën e dytë duke rrëmbyer një fitore 2-1 në Camp Nou. Skuadra e Ronald Koeman kishte fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit, një ecuri që i ka dhënë mundësinë të hyjnë në garë për titullin, por dy gola në 16 minuta nga Granada i mbajnë katalanasit në vendin e tretë, dy pikë larg Atletico Madrid dhe barazimin në pikë me Real Madrid.
Katalanasit bënë një fillim të vrullshëm të sfidës, duke dominuar dhe konkretizuar me gol pas 23 minutash. Si gjithmonë, Messi ka përshëndetur cepin e largët të portës duke krijuar iluzionin se gjithçka do të jetë e lehtë në këtë sfidë dhe se skuadra katalanase do të zgjohet në vend të parë.
Messi, vetëm disa minutamë vonë, kishte mundësinë e dyfishimit, por nuk mundi të mposhtë portierin e Granadës, Aaron Escandell, i cili evitoi rrezikun në një kundër një. Barcelona vazhdoi dominimin, por Granada gjeti një barazim të befasishëm, kundër rrjedhës së lojës pas 63 minutash, kur Darwin Machis dërgoi topin në shtyllën e dytë.
Koeman iu dha një karton i kuq, duke kompletuar kështu zhgënjimin e katalanasve, ndërsa Granada arriti të marrë një epërsi tronditëse me Jorge Molina në minutën e 79-të, i cili arriti të mposhtë Marc-Andre ter Stegen. Një mundësi e humbur për katalanasit për të kapur vendin e parë, mbeten në vend të tretë, me pikë të barabarta me Realin e vendit të dytë, dy pikë larg vendit të parë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




