Atletico bie në Bilbao, Barcelona mendon vendin e parë

Tani, gjërat po bëhen vërtet të ndërlikuara për Atletico Madrid. Humbja në Bilbao e detyron Simeone të shpresojë në dështimin e Barcelonës në ndeshjen rikuperuese me Granadën: përndryshe, Colchoneros do të humbasin një kryesim që dukej i padepërtueshëm deri dy muaj më parë.
Në San Mamés, loja fillon menjëherë në mënyrën më të keqe për kryesuesit: pas 8 minutash, në fakt, Berenguer shfrytëzon një harkimin të Capa, i devijuar nga Felipe dhe godet me kokë, duke i kaluar baskët në avantazh. Të besuarit e Simeone përpiqen të reagojnë, por në gjysmë ore lojë Correa nuk arrin të gjejë pasqyrën e golit, ndërsa tre minuta më vonë, nga ana tjetër, Capa përpiqet të fluturojë në zhvillimet e një goditje këndi, me topin që përfundon mbi traversë.
Në pjesën e dytë, Marcos Llorente përpiqet të justifikojë prezencën në fushë, duke goditur shtyllën në të majtë të Simon, një sinjal që bind Simeone të vendosë, në 59 ‘, tre lojtarët e mëdhenj në kthim: Suarez , Joao Felix dhe Lemar.
Ndërkohë, Bilbao dështon në mundësinë më të mirë me Sancet, i cili i vetëm dërgon topin jashtë portës së mbrojtur nga Oblak. Në 77 ’, vjen barazimi për Atletico: ekzekutimi I këndores nga Carrasco dhe goditja me kokë e Savic, 1-1.
Pikërisht nga goditja e këndit vjen epërsia e dytë dhe përfundimtare e Athletic Bilbao, me goditjen vdekjeprurëse të Iñigo Martinez në një krosim nga Ibai që vlen 2-1. Atletico humbet dhe mbetet në 73 pikë, +2 ndaj Realit dhe Barcelonës dhe +3 mbi Sevilla.
Të enjten, megjithatë, mund të ndodhë përmbysja e madhe: Messi me shokë do të zbresë në fushë për të kapërcyer Granadën. Një ndeshje e prapambetur që mund të dhurojë vendin e parë për skuadrën katalanase.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




