Griezmann përmbys Villarrealin, Barcelona është e dyta

Spanjë | 6 vite më parë

Një suksesi aq i vuajtur por dhe aq i çmuar për një Barcelonë jo perfekte por cinike, e cila përfiton nga barazimi i Realit dhe mbetet plotësisht në garë për titullin. Në Estadio de la Ceramica, mundësia e parë e bujshme është pikërisht për Blaugrana, dhe arrin në 16 ‘: veprimi i zakonshëm me telekomandë i miqve, me Jordi Alba duke shërbyer për de Jong. Megjithatë, ish-lojtari i Ajax, në mënyrë të pabesueshme arrin të humbasë vetëm disa hapa nga porta duke goditur Asenjo, i cili devijon topin në shtyllë.

Në rastin e parë të vërtetë, “Nëndetësja e Verdhë”  kalon në avantazh me Chukëueze që merr një top nga Pau Torres,  kalon Jordi Alba dhe ter Stegen dhe firmos për 1-0 në 26′. Avantazhi, megjithatë, zgjat vetëm dy minuta, sepse katalanasit përgjigjen menjëherë me Griezmann, i cili, i nisur nga pjesa e pasme nga Mingueza, kalon Asenjo me një goditje me të majtën që vlen 1-1.

Kalojnë vetëm 7 ‘ dhe ish-Atletico arrin dopietën e tij personale duke përfituar nga pasimi krejt i gabuar i Foyth:  1-2 për të besuarit e Koeman. Messi prek golin e tretë në fund të pjesës së parë (Asenjo tregohet në lartësinë e duhur duke evituar rrezikun). Por më pas argjentinasi provokon kartonin e kuq për Trigueros në minutën e 65-të, i cili me ndërhyrjen e tij bën që vendasit të mbeten me 10 lojtarë.

Episodi i jep Barcelonës mundësinë për të gjetur golin e tretë dhe për të mbyllur ndeshjet, por ekipi i Koeman gabon shumë dhe dështon në rezultatin 1-3 me Dembélé. Nga ana tjetër, njerëzit e Emery trembin Stegen me Moriba dhe Gerard Moreno, por rezultati nuk ndryshon më: me këtë sukses, Blaugrana ngrihen në 71 pikë dhe kapin Realin në vendin e dytë, i cili, megjithatë, ka një ndeshje më shumë tëluajtur se rivalët historic.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme